E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Opozita zbarkon në Shkodër, Basha: Situata totalisht jashtë kontrollit

Opozita braktisi seancën parlamentare për të zhvilluar një takim në Shkodër, të cilësuar si të jashtëzakonshëm pas ngjarjeve të fundit kriminale. Në këtë takim marrin pjesë Partia Demokratike, LSI dhe aleatët e tjerë të opozitës.

 

Kreu i demokratëve Lulzim Basha në fjalën e tij ka thënë se mbledhja është zhvilluar në mbështetje të Shkodrës dhe për një qëndresë të prerë kundër bandave dhe krimit.

 

Reklamë

“Në më pak se tre muaj në këtë qytet kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer dy persona dhe dyshohet më e keqja. Nga mediat lokale raportohet edhe rrëmbimi i dy fëmijëve por për fat të mirë janë liruar pasi mafia ka arritur qëllimin e gjobëvënies. Me kë të bashkëpunojmë, me Fatmir Xhafën, që harxhon gjithë kohën për aferat e vëllait të tij. Me kë të bashkëpunojmë me Taulant Ballën, që pasi i plasi skandali me pastrimin e parave me Toyota Yaris, pranoi me gojën e tij se është mik i anëtarit të bandës së Aldo Bares.Apo me Jurgis Çyrben, që përkëdhelet nga prokuroria, dhe që i referohet bandës së Emiljano Shullazit dhe Lul Berishës si një e vetme. Edi Rama është një kryeministër në letër, Fatmir Xhafa është një ministër në letër. Kontrollin e ka krimi. Ky është realiteti në Shkodër, në Vlorë, në Fier…Para disa ditësh krimi i organizuar goditi me automatik shtëpinë e një gazetareje investigative, mbrëmë u kërcënua në Laç një tjetër gazetar. Situata është totalisht jashtë kontrollit. Sot Dobraçi duhet të ishte në shtetrrethim të vërtetë, por në fakt është e bllokuar nga roje private që diktojnë kush hyn e kush jo. Aty kontrollin e kanë bandat, e jo shteti.”

 

Gjithashtu në fjalën e tij lideri i PD-së i është drejtuar drejtorit të policisë së qarkut ku i ka kërkuar dorëheqjen dhe largimin e menjëhershëm nga posti ose përndryshe të mbajë të njëjtën përgjegjësi si të gjithë të tjerët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë