E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita: Votimi për Teatrin i manipuluar dhe nul

Dy kreret e grupeve parlamentare te opozitës, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili kundërshtuan nëpërmjet një deklarate për mediat votimin dhe miratimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nga mazhoranca në seancën e e së enjtes në mbëmje.

“Gramoz Ruci duhet ta shpalle votimin të pavlefshëm pasi në votim kanë shënuar edhe deputetë të cilët nuk kanë qënë fare present në sallë. Ky votim I këtij ligji është I falsifikuar dhe anti-kushtetues. Ky votim I bie të jetë nul pasi në kuvend janë bërë vjedhje votash sic po vidhet edhe prona e Teatrit.”

 

Mazhoranca miratoi e vetme me 75 vota pro ligjin për prishjen e godinës aktuale të Teatrit dhe ndërtimin e një godine të re gjë e cila u kundërshtua ashpër nga opozita e cila hodhi drejt Ramës dhe qeverisë kartonat e votimit ndërsa Basha sot premtoi edhe protesta në rruge për këtë cështje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë