Opozita ka vazhduar strategjinë e saj per te bojkotuar mbledhjet e komisioneve. 5 përfaqësuesit e saj kane munguar paraditen e se premtes ne mbledhjen e Këshillit te Legjislacionit, ku ne rend te ditës ishte miratimit i kodit etik për deputetet. Meqenëse ky Këshill ka përfaqësim te barabarte mes shumicës dhe pakicës, mazhoranca nuk ka pasur kuorum per te zhvilluar mbledhjen e per rrjedhoje miratimi i kodit është shtyre. Prej disa javësh opozita ka vendosur nje marrëdhënie te kushtëzuar me Parlamentin, pasi kërkon miratimin e amendamentit “Prenga” ne ligjin e dekriminalizimit, miratimin e amendamenteve per Komisionet Hetimore dhe dërgimin ne Kushtetuese te mandateve te socialisteve Kokedhima, Leskaj e Suli. Deri ne plotësimin e këtyre kushteve deputetet demokrate marrin pjese vetëm ne mbledhjet e komisioneve per reformën ne drejtësi, reformës zgjedhore dhe komisioneve hetimore, ndërkohe qe komisionet e tjera i kane bojkotuar.