E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Opozita: Vetingu në rrezik!

Opozita i kërkon drejtueses se ONM-se Kalavera dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE, që të mbështesin organet e reja të vettingut. Ne një leter dërguar nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, ngrihet shqetësimi i shkurtimit të fondeve dhe stafit të organeve të vetingut. Sipas PD, ndryshimi i strukturave të propozuara duke i reduktuar me 40 për qind, si dhe votimi nga shumica ne kuvend, janë tërësisht të papranueshme.

 

Per opozitën, ato jane provë e qartë e mungesës së vullnetit të mazhorancës për suksesin e procesit të rivlerësimit, duke sabotuar që në nisje këtë proces. Sipas Spahos, sjellja e Rames dhe mazhorances socialiste rrezikon seriozisht funksionimin e të gjitha organeve të reja të sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe dy organet e rëndësishme struktura e posaçme antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. PD i kërkon ONM-se dhe ambasadoreve të jenë aktive gjatë zbatimit të reformës dhe të mbajnë nën kontroll qeverinë, që të mos cenohet procesi vetingut.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë