Subscribe

PD ka nisur lëvizjet qe te çojnë tek bojkoti i zgjedhjeve. Tryeza e koalicionit e mbledhur gjate ditës se mërkurë ka vendosur qe asnjë prej partive te mos regjistrohet pranë Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te marre pjese ne garën elektorale dhe 6 forca politike qe tashme e kane ndërmarrë kete hap do te çregjistrohen.

 

Burime nga takimi bëjnë me dije se te gjithë krerët e partive kane rene dakord se opozita do te bojkotoje çdo procedure qe ka lidhje me zgjedhjet deri sa te plotësohet kushti per krijimin e qeverise teknike. Sipas Kodit Elektoral, partitë politike kane afat deri ne 10 prill për t’u regjistruar pranë KQZ e nëse asnjë prej partive te koalicionit nuk regjistrohet, atëherë zyrtarisht shënohet bojkoti i zgjedhjeve te 18 qershorit.

 

Paralelisht opozita ka vendosur edhe shtrirjen e protestës ne te gjitha qytetet e Shqipërisë, duke vendosur ngritjen e kuvendeve qytetare për zgjedhjet e lira dhe të ndershme ne te gjithë vendin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *