Subscribe

Kur nga zgjedhjet lokale na ndajnë vetem 8 muaj, opozita ka vendosur te mos çoje asnje kandidat per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ka qene kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili i cili ka sqaruar vendimin e dy partive aleate per te bojkotuar institucionin kryesor te administrimit te zgjedhjeve

 

Nuk kemi asnjë raport me Parlamentin për këtë çështje, sepse kjo kërkesë ka lindur nga Parlamenti. Dhe pa vendosur Parlamentin në ligjshmërinë e tij, nuk do ketë asnjë komunikim me Parlamentin për asnjë çështje përfshirë dhe çështjen në fjalë. Pasi siç e dini janë dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me emërime apo me propozime që lidhen dhe me institucione të tjera për të cilat ne kemi ndërtuar këtë marrëdhënie të kushtëzuar pasi ky Parlament është inekzistent. Dhe nuk mund të shkojmë të diskutojmë për këtë filan kandidat ndërkohë që ka çështje madhore.

 

LSI ka garantuar se ky vendim nuk ka lidhje me bojkotin e zgjedhjeve.

 

As do të ketë bojkot zgjedhjesh, të jeni të qetë. Ju duhet tu preokupojë jo kjo, por sesi KQZ është bllokuar dhe në mënyrë të njëanshme PS ka marrë dhe ka paraqitur draftet e saj duke shënuar gjëma të padëgjuara në historinë e pluralizmit shqiptar se kurrë një parti politike nuk ka paraqitur në mënyrë të njëanshme draftet e reformës duke bllokuar Reformën Zgjedhore, e ç’mund të flasim për KQZ ?

 

Aktualisht KQZ ka vetem 3 anetare; dy qe de facto jane te ps dhe kryetari Klement Zguri i cili i përket opozites. PS nga ana e saj ka dërguar ne parlament dy kandidatura Bledar Skenderin dhe Rezarta Bitrin dhe me miratimin e tyre KQZ do te kete 5 votat e nevojshme per te miratuar vendimet qe kane lidhje me përgatitjen e procesit elektoral.

 

Por nje KQZ pa opozitën mbetet shqetësim veçanërisht per shkak te akuzave te pd ndaj qeverise per manipulim te procesit elektoral.

 

Ne 2013 nje skeme te ngjashme ndoqi Partia Socialiste e cila tërhoqi nga KQZ 3 anetaret e saj dhe te PBDNJ, asokohe pjese e koalicionit opozitar duke e lene KQZ me vetem 4 anetare. Shkak per dorëheqjen e anetareve te opozitës ne KQZ u be shkarkimi i përfaqësuesit te LSI Ilirjan Muho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *