E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Opozita të zhbllokojë vetingun”

Edhe seancën e kësaj te enjteje kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar per t’i bere thirrje opozitës te ndërpresë bojkotin e te kthehet ne kuvend per t’i hapur rrugën zbatimit te Vetingut. Sipas Rames, reforma në drejtësi është vendimtare, pasi do të pastrojë pallatin e drejtësisë nga njerëzit e korruptuar.

 

Rama u ndal edhe tek efektet pozitive qe do te japë per ekonominë reforma ne drejtësi.

 

Reklamë

Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave te deputetit Ben Blushi për Zharrëzën. Edi Rama tha se ishte qeveria e drejtuar prej tij që i dha zgjidhje problemit të banoreve, shtëpitë e te cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e tokës.

 

Ashtu siç edhe pritej, opozita mungoi ne seance pasi prej dy javësh ka bojkotuar veprimtarinë parlamentare.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë