Subscribe

Drafti i miratuar nga qeveria per ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit, është ai i hartuar me asistencën e juristeve amerikane, te OPDAT, per te cilat mazhoranca dhe opozita kane rene dakord. Konfirmimi vjen nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili tha se garancinë e ka marre nga ministrat Tahiri dhe Felaj, duke hedhur poshtë pretendimet e kreut te opozitës Lulzim Basha. U pa qartë se kryeparlamentari donte të sqaronte gjithçka lidhur me qëndrimin e tij ndaj projektligjit për Byronë, pasi i tërhoqi vëmendjen shefit të protokollit, kur ky i fundit kërkoi të mbyllte konferencën për shtyp. Meta u tregua i kujdesshëm, per te saktësuar se LSI është dakord me nismën. Megjithe oponencën e opozitës, Meta tha se projektligji do t’i nënshtrohet debatit parlamentar. Deklaratat kreu i Kuvendit gjate konferencës se përbashkët per shtyp me homologun slloven. Integrimi europian, sipas dy krerëve te Parlamenteve, varet nga reformat qe duhet te përmbylle Shqipëria, ku ajo ne drejtësi është prioritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *