E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Opozita: Të mblidhen “mandatet”! Demokratët shkojnë të vetëm në Këshill: PS në mbrojtje të Ballukut

Opozita këmbëngul për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për të hequr imunitetin e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, ndonëse mazhoranca më herët është shprehur se mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve do të zhvillohet pas 22 janarit.

“Kolegët e mazhorancës, që përfaqësojnë krimin në Kuvend, janë fshehur.

Reklamë

Nuk u paraqitën në mbledhjen e thirrur nga 5 anëtarë. Pengimi i drejtësisë, me urdhër politik të Ramës, është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokracie. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë Kuvendin e Shqipërisë të mos mbledhë Këshillin e Mandateve dhe të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku”, tha Gazment Bardhi.

Në sallën ku ana e majtë ishte bosh, pesë anëtarët demokratë akuzuan socialustët se po tentojnë që të zvarrisin çështjen.

“Cilido që kërkon të mos arrestohet, kërkon ta zvarrisë çështjen. Nuk ka asnjë person në botë që shkon me qejf në burg. Zonja Balluku po tenton ta zvarrisë çështjen në Kuvend. Pse anëtarët e këtij Këshilli bëhen zëdhënës të Ballukut?”, shtoi Bardhi.

Bardhi paralajmëroi se opozita nuk do të dorëzohet, por do të kërkojë sërish mbledhje të Këshillit të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit ditën e premte./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë