Partitë më të medha të opozitës kane akuzuar qeverinë e Kosoves se nuk i ka përmbushur premtimet e bera ndaj qytetareve.

 

LUMIR ABDIXHIKU

 

KRYETARI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

 

“Kjo qeveri ka qenë shumë e aftë në kapjen e bordeve. Kapja e këtyre institucione ka rezultuar të jetë fatale edhe me krizën energjetike. Është karakterizuar sa i përket takimeve të rëndësishme me ndërkombëtar. Izolimi i Kosovës po merr formë çdo ditë. Nuk përjashtohet as qasja e kësaj qeverie sa ai përket dialogut. Në politikën e brendshme ka qenë sa arrogante ashtu edhe konfliktuoze. Në vitin e dytë të Qeverisë së paaftë u përballëm edhe me rritjen e çmimeve të papërballueshme për qytetarët. “

 

Ndërkohë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar qeverine se ka marrë vendime  në dëm të qytetarëve.

 

MEMLI KRASNIQI

KRYETAR I PARTISË DEMOKRATKE TË KOSOVËS

 

“Ajo çfarë e karakterizon paaftësinë e kësaj qeverie, nuk është thjeshtë përformanca e dobët në realizimin e objektivave të saj. Karakteristika themelore e kësaj qeverie të paaftë, është kostoja që ajo ka prodhuar për qytetarët e Kosovës. Si rezultat i kësaj paaftësie, Republika e Kosovës për një vit qeverisje të Kryeministrit Kurti, nuk figuron as në hartën e investimeve strategjike, as në hartën e rëndësisë politike rajonale, e as në hartën e partneritetit të qëndrueshëm me partnerët dhe aleatët strategjik të Kosovës”

 

Në 22 mars të vitit 2021, kuvendi i Kosovës votoi kabinetin e ri të udhëhequr nga Albin Kurti.

 

Në prezantimin e programit të ri, qeveria ishte zotuar se do të përmbushte 165 masa konkrete të cilat pëfshinin arritjen e një marreveshjeje përfundimtare me Serbinë, rritja e pagave minimale dhe menaxhimin e pandemise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *