Subscribe

 

Skena të turpshme, i ka konsideruar ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ato qe u panë në Parlament, gjatë votimit të kryeprokurores së përkohshme. I ftuar në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, Bushati tha se gjithçka ndodhi nuk ishte e rastësishme. Madje sipas tij, ishte përpjekje për pengimin e zbatimit të reformës në drejtësi, për të cilën kujtoi arrestimet në nivele të larta në Rumani e Kroaci.

 

Sipas Bushatit, viti 2018 është përcaktues për çeljen e negociatave për anëtarësim. Por ngjarjet e fundit padyshim që nuk ndihmojnë.

 

Ndërkohë bisedimet me Greqinë janë në udhë të mbarë tha shefi i diplomacisë, i cili lajmëroi se takimi i radhës me homologun grek Nikos Kotzias do të jetë më 19 deri 21 janar në Korçë.

 

E sa i takon debatit mbi vendimin e Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraeli, çka shkaktoi debat të madh në arenën ndërkombëtare, ministri Bushati tha se Ambasada Shqiptare nuk do të lëvizë nga Tel Avivi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *