Opozita ka ftuar qytetaret te refuzojnë pagesën e taksave te rritura, duke filluar nga tarifa për Rrugën e Kombit, tek taksa e pronës e deri tek fatura e ujit dhe e dritave.

 

Vendimi për nisjen e mosbindjes civile është marre pas një mbledhje te përbashkët te deputeteve dhe krerëve te degëve te te gjitha forcave politike te opozitës.

 

Sipas Bashes protestat dhe mosbindja civile janë rrugët për te reaguar ndaj kësaj qeverie qe i ka varfëruar qytetaret.

 

Ajo qe mbetet e paqarte është marrëdhënia me Parlamentin. Por te paktën nesër deputetet opozitare nuk do te jene ne komisione por para gjykatës ku do merret vendimi për protestuesit.

 

Ndërkohë, burime nga grupi i PD bënë të ditur se gjatë mbledhjes shumë deputetë kanë këmbëngulur që opozita të jetë në çdo moment në krah të qytetarëve.

 

Madje ish-kryeministri Berisha mësohet te ketë thënë se Kukësi ndezi shkëndijën, e tashme opozita duhet te nisë marshimin pa kthim pas, për rrëzimin e Ramës.

 

Me herët grupi parlamentar i LSI shprehu mbështetjen për protestuesit nga Kukësi, ndërkohë që kërkoi përjashtimin e Ramës nga parlamenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *