E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Opozita rrëzohet edhe në Kolegjin Zgjedhor

PD-LSI morën një “goditje” edhe nga Kolegji Zgjedhor këtë të hënë, përsa u takon pretendimeve të tyre për procesin zgjedhor të 25 prillit.

 

Pas KAS-it, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e opozitës për të marrë prova shtesë nga institucionet për zgjedhjet parlamentare dhe shpalljen e tyre të pavlefshme.

 

Reklamë

Pas vendimit, reagoi eksperti për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

 

“Nuk do të heqim dorë nga transparenca nga ky proces elektoral, që ka qenë më e ndikuar nga interesat e mazhorancës, që nuk lejonte shqiptarët të votonin të lirë. E kemi zhvilluar në planin administrativ, në KAS dhe KQZ. Do të bëhet në rrugë penale, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera kushtetuese, sepse shkeljet që ne kemi prekur janë shumëpalëshe. Çdo veprim i tyre, në mos sot, do të vihet përpara shërbimeve ligjzbatuese dhe të gjithë do të japin llogari për procesin e 25 prillit.”

Më shumë video

Reklamë