Pas thirrjeve të presidentit Ilir Meta për të mos bojkotuar reformën zgjedhore, opozita jashtëparlamentare ka vendosur të rikthehet në mbledhjet e Këshillit Politik.

Lajmin e dha kryetari i PD, Lulzim Basha në një prononcim mediatik. Ai tha se ky vendim u mor për të penguar Ramën dhe planin e tij për të manipuluar votën e shqiptarëve.

“Të gjithë e kanë parë shqiptarët dhe të huaj këtë klan mafioz që të pengojë reformën zgjedhor edhe integrimin evropian të vendin. Do ta mbajë Shqipërinë peng të krizave ciklike. Opozita është e bashkuar që t’i japë shqiptarëve një votë plebishitare për të larguar këtë qeveri.  Kjo është vënia e drejtësisë popullore për nga një kryeministër që sillet si bandit. Që t’ia mohojmë Ramës këtë plan diabolik dhe dinak, dhe të angazhohemi në procesin e kodit zgjedhor. Autori i këtij krimi ka dalë zbuluar. Orë pas aktit terrorist që të ulet në tryezë, por nuk kemi braktisur reformën zgjedhore kështu shtyhen shporrja e Edi Ramës. Mbledhja e 18 majit është bojkotuar se qytetarët dhe aktivistët po rriheshin në rrugë. Te tryeza e reformë zgjedhore kemi vetëm një qëllim, që të largohet Rama në orë e më parë.”

Opozita jashtëparlamentare nuk ishte prezente në mbledhjen e mbajtur në 18 maj, pasi ishte e revoltuar prej shembjes së Teatrit. Kur u pyet, Lulzim Basha deklaroi se nuk mund të jenë vetëm fasadë në atë tryezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *