Subscribe

Pas bllokimit të këshillit politik, debati për ndryshimin e kodit zgjedhor është zhvendosur brenda parlamentit. Përfaqësuesit e opozitës parlamentare kanë propozuar një draft të ri, ku kërkohet hapja e listave dhe një prag i ulët prej 1% në rang kombëtar si kusht që partitë të marrin pjesë në shpërndarjen e mandateve.

 

RUDINA HAJDARI

DEPUTETE

“Është një draft i mirëintegruar me të gjitha propozimet që kemi bërë për të garantuar atë që kemi thënë që nga fillimi për të pasur lista të hapura reale.”

 

MYSLIM MURRIZI

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR “DEMOKRAT”

“Drafti i zotit Gjiknuri po të garantoj që nuk do të futet e nuk do të kalojë në 1 tetor. Ndërsa për votat e grupit parlamentar “Demokrat” nuk do të votojë mbylljen e listave.”

 

Por socialistët kanë mbrojtur draftin e tyre, duke këmbëngulur se modeli që ata kanë marrë sot aplikohet nga Danimarka. Por në emër të mazhorancës Taulant Balla është shprehur i gatshëm që të negociojë nivelin e pragut prej 3%.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Danimarka mos është gjë vend diktatorial se ne të gjithë e kemi për model dhe kemi fiks modelin e Danimarkës. Kroacia mos iu duket gjë, dhe ne dallim nga Kroacia, në Kroaci pragu është 5%, në draftin nga ne është propozuar 3%, bujrum sillni propozimin, keni propozim për këtë çështje?”

 

Edhe pse ende nuk ka asnjë shenjë për konsensus me partinë demokratike, parlamenti është i vendosur të miratojë reformën zgjedhore të enjten e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *