Subscribe

Refuzimi që opozita në Shqipëri i bëri draftit të ri të kompromisit të prezantuar nga ndërkombëtarët para takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi, është bërë shkak për qëndrimin e ashpër të Ambasadës Amerikane. Duke cituar burime diplomatike, zëri i Amerikës thekson se ndryshe nga përfaqësuesit e opozitës që këmbënguli te vendet e rezervuara, ata të qeverisë u treguan fleksibël.

Burime ndërkombëtare shpjeguan se SHBA-të dhe BE-ja i paraqitën qeverisë dhe opozitës, javën e shkuar një plan kompromisi për reformën në drejtësi. Plani, i cili i paraprinte takimit mes dy udhëheqësve politik shqiptarë, iu kërkonte të dy palëve të përshtatnin pozicionet e tyre. Burimet saktësuan se “qeveria e pranoi planin e kompromisit 100%. Opozita pranoi shumë nga aspektet e propozimit por këmbënguli për metodën e vendeve të rezervuara për përzgjedhjen e këshillave të ndryshme”. Pikërisht kjo këmbëngulje nga ana e PD është motivi pse Ambasada e SHBA-ve u shpreh se opozita nuk dëshmoi fleksibilitet.”

Një ditë më parë Ambasada Amerikane dhe ajo e BE-së me një gjuhë të drejtpërdrejtë bënë përgjegjës përfaqësuesit e opozitës për dështimin e këtij takimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *