Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi pak orë para nisjes së protestës së opozitës fton qytetarët të bashkohen në këtë tubim qytetar.

 

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se qytetarët duhet t’i bashkohen protestës për hir të fëmijëve.

 

 “Sot, në protestë, për #fëmijët tanë, ora 19.00 para #Kryeministrisë. Asnjë hap pas, në betejën tonë për ta çliruar vendin nga vargonjtë e krimit, trafikut, korrupsionit. Asnjë hap pas, për një vend ku politika të ketë në qendër kujdesin për fëmijët; ku të drejtat ligjore e kushtetuese të tyre të respektohen e të mos cënohen nga askush. Për një #Shqipëri plot shpresë për të ardhmen e #fëmijëve tanë.

#PërNjëShqipëriSiGjithëEuropa #ParaKryeministrisë

#Ora19.00 #PërShqipërinëSiGjithëEuropa”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *