Vendi
Opozita proteston pasdite, ja 12 akset që do ketë bllokim trafiku

Opozita do të protestojë sërish këtë të enjte duke bllokuar akset kryesore të rrugëve.
Protesta do të zhvillohet në orën 18:00 ndërsa do të përshkallëzohet në të 12 qarqet e vendit.
Reklamë
Sipas opozitës bllokimi I akseve rrugore vjen si një intesifikim dhe përshkallëzim I mosbindejs civile.
Ndërkohë në orën 11:00 opozita e bashkuar do të prezantojë një program të detajuar me detyrat që do të ketë qeveria tranzitore.
Akset që do të bllokohen:
- Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
- Qarku Shkoder – Rruga Shkoder-Koplik
- Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
- Qarku Diber – Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
- Qarku Durres – Plepa, ne hyrje te Autostrades
- Qarku Tirane – Sheshi Shqiponja
- Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
- Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçës
- Qarku Gjirokastër – kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
- Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
- Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
- Qarku Vlorë – Hyrja e superstrades Vlore – Levan
Vazhdo të lexosh
Reklamë




