E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Opozita proteston në Prishtinë

Qe prej orës 14.00 opozita ne Kosove është duke zhvilluar nje proteste ne qender te Prishtinës, ku po kërkon dorëheqjen e qeverise dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Drejtuesit e partive opozitare dhe mbështetësit e saj nisen marshimin drejt sheshit “Skënderbeu” prane ndërtesës se qeverise. Protestuesit mbajnë ne duar flamuj te Shqipërisë dhe parulla kundër qeverise Mustafa. Ne disa prej tyre shkruhet “Is, Is, argat i Serbisë”, “Per shtet me sovranitet” dhe “Poshte Zajednica”. Policia ka përforcuar masat e sigurisë. Njësite speciale kane rrethuar ndërtesën e qeverise, ndërsa jane vendosur edhe kamera te sigurise ne zona te ndryshme. Ne krye te protestuesve eshte edhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i akuzuar per akte dhune ne Kuvend, ndaj te cilit policia ka lëshuar urdhearrest per mosparaqitje ne seancën gjyqësore. Ai deklaroi përpara përkrahësve se kjo eshte pranvera e rilindjes se demokracisë ne Kosove. Ndërkaq mediat raportojnë se shefi i qeverise Mustafa dhe numri dy i saj Thaçi ndodhen ne seline e qeverise. Protesta e kësaj te mërkure shënon kulmin e protestave disa mujore te opozites, e cila kundërshton me force dy marrëveshje, ate me Serbinë per themelimin e bashkësisë se komunave serbe dhe paktin e kufirit me Malin e Zi. Disa ore përpara protestës, ndërkombëtaret ne Kosove shtuan apelet qe protesta te zhvillohet e qete, per te mos izoluar Kosovën dhe kthyer vendin pas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë