Subscribe

Opozita pritet të mbajë sot pasdite protestën e radhës përpara parlamentit.

 

 

 

Në orën 17.00, në nisje të seancës plenare, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të mblidhen për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

 

 

Kjo protestë vjen pas asaj që u zhvillua të shtunën, e cila pati si pikënisje çështjen e ish-agjentit të FBI-së, McGonigal.

 

 

 

Ndërkohë lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka njoftuar se protestat nuk do të ndalen, duke paralajmëruar fillimin e revolucionit.

 

 

 

Paralelisht në të njëjtën orë që opozita do të protestojë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë për shtyp me kryeministrin e landit të Bavarisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *