E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Opozita protesta çdo ditë në sheshet e 61 bashkive dhe pranë KZAZ-ve

Partia Demokratike  ka vendosur të organizojë protesta në cdo qytet të vendit në të gjitha ditët në vijim, duke përfshirë 30 qershorin, pra ditën e votimeve.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje te demokracisë dhe rendit kushtetues e kundër farsës së votimeve të paligjshme.

Këto protesta sipas PD, do të bëhen ne bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë.

 

Reklamë

Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme.Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. 

 

Referuar këtyre burimeve nga PD, protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve, të 61 bashkive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë