E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Opozita pret në Pogradec me protesta Ramën, ish-deputetët debate me policinë

Simpatizantë të PD e LSI nga Pogradeci, Korça e Bilishti janë mbledhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Grabovicë duke protestuar kundër kryeministrit Rama.

 

Reklamë

Së bashku me protestuesit janë dhe ish-deputetet Ervin Salianji, Klevis Balliu si dhe Endrit Braimllari.

 

Por gjatë protestës nuk kanë munguar as konfrontimet dhe debatet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Korçës.

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari e akuzoi drejtorin e policisë se po mban peng qytetaret.

 

“Qytetaret i ke rrethuar me forca speciale. Mos mbaj gjynafet e Rames.  Lere Ramen, ta menaxhoj budallikun e vet, ti zbato ligjin. Do pergjigjesh personalisht nese lendon qofte edhe nje qytetar”

Vazhdo të lexosh

Reklamë