Subscribe

Dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit Ramush Haradinaj duket se i ka kapur te gjithë ne befasi.

Personalitetet kryesore politike e kanë mësuar lajmin nga mediat ndërsa tani çështja kryesore është nëse do të ketë Kosova kryeministër të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh?

Presidenti Hashim Thaçi po përballet me presionin e opozitës për të caktuar sa më parë një datë të re zgjedhjesh. Lidhja demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë i është drejtuar presidentit Thaçi me kërkesën për të nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka lajmëruar se menjëherë pas kthimit nga SHBA do të përcaktojnë hapat e radhës me strukturat përkatëse duke pasur prioritet interesat e Kosovës.

Një tjetër mundësi është që presidenti të kërkojë brenda 10 ditësh nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të fundit që të propozojnë një person tjetër për postin e kryeministrit.

Neni 95 pika 5 e Kushtetutës së Kosovës thotë, se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar qeverinë”.

Nëse parlamenti dështon dy herë radhazi që të zgjedhë kryeministrin e ri të Kosovës, atëherë Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga drejtësia ndërkombëtare.

Analistët e quajnë këtë thirrje të tretë nga gjykata e Hagës si një rast të paprecedent që lidhet me taksën ndaj Serbisë dhe për bllokadën që kjo taksë po i bën dialogut Prishtinë-Beograd.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *