E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita-policisë: Skenari i dhunës është në zyrën e Ramës

Opozita e bashkuar i është përgjigju kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe policisë në lidhje me  protestën e nesërme dhe skenarët e dhunës.

 

Reklamë

Në reagimin e saj opozita thekson se nëse ka një skenar dhune, ai gjendet në zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe se mes protestuesve nuk ka kriminelë. Opozita thotë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur dhe se Rama nuk e ndryshon dot axhendën e popullit.

 

“Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë. Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë. Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit! Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë