Subscribe

Nje tjetër proteste e dhunshme është zhvilluar ne kodrat e Liqenit per te kundërshtuar ndërtimin e bashkisë per këndin e lojërave. Ketë here tubimi organizohej nga Partia Demokratike. Deputete e këshilltare te djathte ishin ne krye te protestës. Se bashku me qytetare të tjerë, ata kane çare  kordonin e policisë, shemben  rrethimin e me pas hynë me force ne zonën ku po ndërtohet parku. Ne ndihme te policisë kane shkuar Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte dhe ato te repartit Shqiponja. Edhe kete here nuk kane munguar përplasjet fizike mes palave. Deputet demokrate  denoncuar dhunën e policisë mbi protestuesit dhe se sipas tyre po mbrojnë nje objekt te paligjshëm. Gjate përplasjes fizike pati dhe persona qe humben ndjenjat e u dërguan me ambulance ne spital. Ne dy 2 ore proteste deputetet demokrate qëndruan ne zonën ku është parashikuar te ngrihet këndi i lojërave. Ndërsa përtej rrethimit dhe kordonit te dyfishte te policisë ishin qytetaret e tjerë. Këta te fundit shpesh here kane shembur rrethimin duke u përplasur me policinë. Ne mbyllje te protestës demokratet deklaruan se do te vijojnë tubimin kundër paligjshmërisë se Bashkisë. Me herët përmes nje reagimi për shtyp  kryetari Veliaj e ka cilësuar hipokrizi sjelljen e Partisë Demokratike. Veliaj i ka kujtuar kryetarit Basha 1090 ndërtimet pa leje ne parkun e liqenit si dhe me herët vendimin politik per prishjen e mbikalimit te Zogut te Zi. Ndërkohe protesta e demokrateve u mbyll rreth orës 13 te mesditës. Mes tyre pati dhe te lënduar, si kreu i grupit te PD ne këshillin bashkiak, i cili u shoqërua ne ambulance. Por  dhe te moshuar qe per asnjë moment protesta dhe zhvillimet e saj, nuk arritën t’ua prishin  lojën e dominosë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *