Subscribe

Kane kaluar 2 dekada e gjysme nga protesta tragjike ku humben jetën 4 te rinj; dhe Partia Demokratike është kthyer ne Shkodër per te përkujtuar kete dite, e cila per opozitën mbetet nje nga momentet me te rëndësishme ne betejën per rrëzimin e diktaturës komuniste, por edhe tregues i dhunës se regjimit te asaj kohe. Per liderin e opozitës Lulzim Basha, sot 25 vjet me pas ngjashmëritë mes asaj kohe dhe qeverise se sotme janë te dukshme. Lideri i opozitës Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po diskriminon Shkodrën, për arsye politike. Para shkodraneve Basha ka premtuar se PD qëndron ne krah te zbatimit te ligjit te dekriminalizimit, synon te realizoje sa me shpejt reformën zgjedhore dhe ate ne drejtësi; edhe pse kjo e fundit është bllokuar prej 10 ditësh. Basha ka theksuar se opozita do te vazhdoje te protestoje kundër kësaj qeverie qe ka futur kriminelet ne parlament, e ka vetëm nje qellim qe te pasurohet ne kurriz te qytetareve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *