Subscribe

Ne mesdite kryetaret e partive opozitare janë mbledhur ne selinë e Partisë Demokratike per te përcaktuar detajet e fundit te protestës se 27 janarit.

 

Përgjatë gjithë këtij muaji, fokusi i organizatoreve te protestës ka qene pjesëmarrja e per këtë arsye apeli i fundit i Lulzim Bashes ishte per qytetaret qe te bashkohen para kryeministrisë mesditën e se shtunës.

 

Edhe lideri i opozitës Basha, edhe kryetarja e LSI Kryemadhi kane theksuar se protesta do te jete paqësore.

 

Mësohet se tubimi do te zgjasë rreth 2 ore. Para protestuesve do te flasin kreu i PD Lulzim Basha, te gjithë kryetaret e partive te opozitës, si dhe do te kete qytetare qe do te tregojnë historitë personale te zhgënjimit nga qeveria.

 

24 orët e fundit para protestës kane qene te ngjeshura per deputetet dhe kryetaret e degëve, te cilët janë shpërndare ne zonat e tyre per te bindur qytetaret t’i bashkohen protestës se opozitës.

 

Edhe pse tubimi u paralajmërua menjëherë pas emërimit te prokurores se përgjithshme te përkohshme; kauza e protestës është zgjeruar dhe ekonomia, si me e prekshme per qytetaret ka zëne nje vend qendror.

 

Opozita kthehet ne sheshin para Kryeministrisë per here te pare pas çadrës qe zgjati 90 dite vitin e kaluar.

 

Kete here ne krah te PD është dhe LSI dhe se bashku ata kane provën e pare sa e mbështesin qytetaret kauzën e tyre kundër qeverise Rama, e per kete arsye pjesëmarrja është elementi kryesor per te cilin te dyja partitë kane punuar gjate javëve te fundit duke shkuar ne çdo qytet te Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *