E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita paraqet amendamentet e saj për Vetingun

Komisioni i reformës ne drejtësi prej 2 orësh, po diskuton procesin e vetingut, per te cilin zyrtarisht janë tashme 2 drafte: Drafti i eksperteve ndërkombëtare dhe Drafti i hartuar nga opozita. Projekt-ligji i rishikuar nga Euralius dhe Opdat kane reflektuar nje pjese te vërejtjeve te demokrateve por qe sipas PD jane te pamjaftueshme. Per kete arsye, ekspertet demokrate kane rishkruar nga fillimi ligjin e vetingut. Ata kane paraqitur ne komision amendamentet e tyre vetëm per 40% te ligjit, ndërsa kane kërkuar kohe per te shkruar edhe pjesën tjetër te draftit. Ajo qe bie ne sy është se drafti i PD është me i detajuar dhe eshte kujdesur te parashikoje çdo procedure dhe hap te procesit, ndryshe nga projekt-ligji i Euralius dhe Opdat, i cili është me i përmbledhur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë