Subscribe

 

Edhe seanca e sotme u dominua nga kaosi dhe tymi.

 

Opozita nuk iu nda skenarit të saj për të bllokuar punimet e parlamentit.

 

Që përpara nisjes se seancës deputetët e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha bllokuan foltoren me karrige, ndërsa u përplasën me efektivët e gardës të cilët kërkonin t’i kontrollin për flakadanë dhe tymuese.

 

Flamur Noka ishte sërish protagonisti kryesor në konfrontimin me efektivët e gardës. Ai ndezi flakadanë dhe madje një prej tyre e hodhi  në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

 

Pas këtij veprimi, Nikolla vendosi ta përjashtojë deputetin demokrat.

 

Por megjithatë Noka nuk pranoi të largohet nga salla dhe teksa deputetët e grupit të Rithemelimit qëndronin në këmbë me tymuese socialistë vijuan te fjalimet  nga vendi, duke mos kursyer edhe kritikat për sjelljen e kolegëve opozitare.

 

Kryetarja e kuvendit ia kujtoi dy herë vendimin për përjashtimin, por ligjvënësi demokrat Flamur Noka  vazhdoi të qëndronte në sallë dhe u vuri zjarrin disa letrave që ndodheshin mbi tavolina.

 

 

 

Pas jo më shumë se 20 minutash, mes kaosit dhe përplasjes së tavolinave nga  seanca plenare u mbyll.

 

Ndërkohë jashtë parlamentit ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky aksion i opozitës do të vazhdojë.

 

Lideri i demokratëve e cilësoi skenarin për bllokimin e kuvendit dhe komisioneve parlamentare si sukses./vizionplus.tv

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *