Subscribe

Opozita ka ndezur motorët e protestës kombëtare të 7 tetorit. Partia Demokratike thotë se revolta që do të nisë të hënën nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike. Por a është i mundur realizimi i këtij misioni për opozitën ?

Për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me Pranvera Borakaj, ishte Fatbardh Kadilli, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kadilli tha se ditën e hënë do të tregojë se sa të aftë janë drejtuesit e opozitës për të rrëzuar një qeveri. Ai shtoi gjithashtu se nuk sheh një harmonizim të aksionit të opozitës me shoqërinë shqiptare.

 Sa të mundshëm e shikoni objektivin e opozitën për një qeveri teknike përmes protestave që startojnë më 7 tetor?

Kadilli: Një opozitë gjithmonë do të synojë t’a rrëzojë qeverinë me votë ose me protestë. Është krejt legjitim si aksion. Pikëpyetje sot është se është thjesht një aksion i politikës, pra si forcë politike, si Parti Demokratike e Zotit Berisha apo është një protestë që ka gjatësi vale rezonon me shoqërinë. Mua nuk më duket se rezonon me shoqërinë, por qofsha unë i gabuar. Dita e hënë do e tregojë sa të aftë do të jenë drejtuesit e PD-së për të organizuar një protestë mbarë popullore. Vetëm një protestë popullore mund t’a rrëzojë një qeveri, apo  të detyrojë një qeveri të shkojë në qeveri teknike. Nëse protesta është thjeshtë një protestë partie, e kemi parë gjithmonë, është një demonstrim force, rreshtimi i dy palëve dhe  kjo nuk sjell asgjë as për qytetarët as për partinë. Nëse ne e ngremë stekën kaq lart dhe themi që ne do bëjmë një protestë, nuk do tërhiqemi, është dita fundit, etj. Por të nesërmen kjo nuk ndodh, atëherë këta drejtuesit mbajnë ndonjëherë përgjegjësi për këto që thonë, mbajnë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme që i shkaktojnë aksionit politik-opozitar. Drejtuesit e një opozite kur nisin një betejë, duhet të marrin meritat e fitores nëse ka, por duhet të marrin edhe përgjegjësinë e dështimit. Unë vetë nuk shoh rezonim harmonizimit të aksionit të opozitës me shoqërinë shqiptare. I shoh shumë larg.

Drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se nuk do t’a ndalin mllefin e qytetarëve, madje kanë paralajmëruar se do të ketë edhe bllokim të aeroporteve, porteve, universiteteve duke ashpërsuar aksionin e tyre, mendon se do të funksionojë, apo do të kthehet në boomerang?

Kadilli: Radikalizimi nuk mendoj se i jep fryt politikës, e sidomos opozitës. Radikalizimi i vjen në ndihmë qeverisë. Nëse ne bllokojmë rrugën, edhe njëzet veta e bllokojmë, por a do jenë qytetarët ata që do bllokojnë rrugët apo demokratë militantë. Nëse ata janë militantë ky është një dëm për qytetarët, nëse ata janë qytetarë atëherë janë një dëm për shtetin dhe mazhorancën. Unë nuk shoh politikë ndryshe nga opozita.

Opozita ka kërkesën për një qeveri teknike, e konsideroni ju si një kërkesë të drejtë dhe cila është forma që sipas jush mund t’a bëjë të mundur realizimin e kësaj kërkese?

Kadilli: Kërkesa është legjitime, e drejtë e padrejtë nuk gjykohet nga ne se jemi palë. Unë nuk do doja të ishte Rama, do doja të ishte opozita në pushtet.  Zgjedhje të lira dhe të ndershme garantohen kur ne bëjmë një kod elektoral që i garanton qytetarët të votojnë. Nuk ka problem zgjedhjesh në Shqipëri, ka problem kryetarokracie. Është harruar fakti që vota është e drejtë e qytetarit jo e garuesit. Garuesit duhet t’i bëjnë rregullat për veten e tyre. Qytetari e ka votën të zhvlerësuar.  /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *