E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Opozita nis mosbindjen civile

Ne orën 9.45 minuta opozita bllokoi autostradën Tirane –Durrës ne hyrje te Vorës. Pak minuta me vone me protestuesit u bashkua kreu i PD Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga deputetet demokrate te Tiranës dhe aleatet.

 

Bllokimi i rrugëve është aksioni i pare i mosbindjes civile te iniciuar nga opozita, menjëherë pas reagimit te qytetareve per vendosjen e taksës per rrugën e kombit.  E gjithë opozita ka ftuar qytetaret qe te refuzojnë taksat e larta, duke mos paguar nga TVSH deri tek taksa e pronës e faturat e ujit e dritave.

 

Reklamë

Ne kohen qe opozita ishte ne proteste, rivali politik Edi Rama ne parlament u tërhoq nga taksa duke theksuar vullnetin per nje marrëveshje me banoret e zonës. Por kjo eshte e pamjaftueshme per kryetarin e PD Lulzim Basha.

 

 

Përgjatë 150 minutave qe zgjati protesta nuk munguan edhe batutat mes politikaneve

 

Protesta u zhvillua qetësisht dhe shumica e qytetareve te bllokuar ne trafik priten me durim përfundimin e saj.

 

Por nuk munguan as incidentet mes protestuesve dhe qytetareve qe kërkonin te kalonin.

 

Ne mesdite lideri i opozitës Lulzim Basha iu drejtua qytetareve se mosbindja civile do te vazhdoje deri ne fitore.

 

Pas këtij momenti protestuesit u larguan duke liruar trafikun ne autostradën Tirane – Durrës.

Më shumë video

Reklamë