Kryetari  i Këshillit Kombëtar Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme para Kryeministrisë.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Paloka shkruan se qytetarët duhet të dalin për vjedhjen dhe poshtërimin që po u bëhet çdo ditë.

 

Deputeti këshillon shqiptarët që para se shteti tu vijë për tu prishur shtëpinë, të dalin në shesh dhe të mos ankohen nëpër kafene.

 

Dil neser e protesto ! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” ne fb!

 

Protesto perpara se te mendosh te largohesh. Ky eshte vendi yne dhe ketu do rrisim femijet tane.

 

Nuk ka nevoje te protestosh per politikanet. Protesto per vete e per femijet e tu !

 

Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtrimin qe kjo qeveri te ben cdo dite! Protesto kunder padrejtesive e arrogances !

 

Protesto kunder nje qeverie e nje kryeministri qe jo vetem te vjedh per luksin e tij personal , po pasi te vjedh e te dhunon edhe tallet e kerkon te te poshtroje !

 

Protesto perpara se te te vijne tek dera per te te shembur shtepine apo biznesin; perpara se te biesh viktime e krimit apo e policise se krimit ; perpara se femijet e tu te mbetur pa shkolle e pa pune te marrin rruget e emigrimit …

 

Protesto ne se nuk do qe te trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele te pafytyre qe qendrojne ne krye te shtetit me voten qe ta kane vjedhur ose blere per nje cope buke e tani kerkojne te te marrin gjithshka te ka mbetur!

 

Protesto neser me 12 nentor , ora 16.00

 

Protesto…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *