Subscribe

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbledhjes se sotme ne nje tryeze thirrur nga OSBE per Reformen Zgjedhore, ku eshte e pranishme ne nivel teknicienesh edhe opozita e bashkuar.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada a përshëndetur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku thekson se përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

 

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *