Politikë
Opozita: Mbështesim protestën e biznesit

Partia Demokratike do të mbështesë protestën e bizneseve kundër TVSH-së që do të mbahet të martën prej orës 11 e deri në mesditë.
Burime pranë grupit të Partisë Demokratike bëjnë me dije se demokratët do të përqendrohen vetëm në kryeqytet dhe do t’u bashkohen bizneseve që do të mbyllin qepenat në rrugën e Durrësit, tek tregu i madh, te Medreseja dhe te tregu elektrik. Mësohet se lideri i opozitës Lulzim Basha do t’i bashkohet protestës së bizneseve te Medreseja.
Reklamë
Në mbledhjen e grupit këtë të hënë është diskutuar edhe për braktisjen e Komisioneve Parlamentare nga ana e Partisë Demokratike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




