Subscribe

Dy koalicionet më të mëdha opozitare në Mal te Zi, Forumi Demokratik i drejtuar nga Nebojsha Medojeviç dhe koalicioni Çelesi me drejtues Miodrag Lekiç, kanë kontestuar procesin zgjedhor, duke e cilësuar rezultatin një produkt të “dhunës dhe frikës”. Duke folur për mediat Medojeviç, i njohur per orientimin e tij pro rus, ka thënë se opozita nuk e njeh rezultatin, pasi ka patur një tentativë për të kapur institucionet shtetërore përmes dhunës. Lideri i Forumit Demokratik tha se ka patur raste konkrete të intimidimit të votuesve nga mbështetës së kryeministrit Milo Gjykanoviç. Ky kontestim vjen pak pasi Misioni Ndërkombëtar i OSBE-se, certifikoi rezultatin duke theksuar se ai përfaqësonte vullnetin e popullit. Zgjedhjet e reja parlamentare ne Malin e Zi nxorën Partinë Demokratike të Socialistëve me 36 deputet, të cilës i duhet një koalicion për të drejtuar vendin. Nga ana tjetër, dy koalicionet opozitare kanë fituar gjithsej 27 deputete. Të dyja palët pretendojnë se formojnë koalicione per të qeverisur vendin, ndonëse analistet i shohin negociatat si tepër te vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *