Opozita lajmëron nisjen e betejës së përditshme

Në mbyllje të fjalës së tij para mbështetësve, kreu demokrat njoftoi nisjen e betejës së përditshme kundër qeverisë.
Dhe pse nuk u shpreh qarte, Basha u kërkoi protestuesve që t’i bashkohen opozitës çdo ditë me qëllim që ta çojnë deri në fund aksionin kundër qeverisë.
Basha tha se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.
“Mirënjohje për nënat motrat vajzat tona, që e kthyen këtë në protestën më të bukur që ka njohur Shqipëria, dhe qëndrestarëve të orëve të para militantëve të familjes sime, demokratëve armatës së lirisë, iu them fare qartë: Nuk ka paqe pa drejtësi nuk ka zgjedhje pa opozitë. Rama ik! Jemi më të fortë më të shumtë më të vendosur se kurrë për triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin. Falënderim edhe për ata të majtë që u bashkuan sot kundër krimit, për Shqipërinë si gjitë Europa. Nesër pasnesër të bashkuar në mbrojtje të demokracisë. Ora e fitores po afron ..”




