Subscribe

Dorëzimi i mandatit nga ana e Saimir Tahirit pati natyrshëm jehonën e tij edhe ne seancën e parlamenti. Opozita i qëndroi premtimit te saj per te mos pasur normalitet ne kuvend dhe u largua menjëherë, pasi kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho e cilësoi farse vendimin e ish-ministrit te brendshëm.

 

 “Po mirë, para një jave nuk erdhi këtu ai për të mbrojtur mandatin? A nuk erdhi këtu në Kuvend? Çfarë ka ndryshuar? Apo shkoi zotëria në Berlin dhe ia vunë të dy këmbët në një këpucë?  Dhe i thanë, ose do të hyjë në burg Sajmir Tahiri, ose nuk ka hapje negociatash!”

 

 

Profesori këtu, me të gjithë kompetencën që e karakterizon dhe si të ishte një njeri që nuk gdhihej e ngrysej nën qiellin pa çati të SHQUP-it, por gdhihej e ngrysej në kancelarinë gjermane tha se pa u futur në burg Saimir Tahiri, na paska thënë Gjermania, këtu s’ka të ardhme për Shqipërinë. Ndërkohë që pjesa e vetme e diskutimit në Komisionin e Bundestag-ut për të shpjeguar lidhur me Shqipërinë, ishte pjesa ku gjermanisht, unë dëgjova ato që kemi dëgjuar këtu, shqip, 4 vjet.”

 

Ky ishte i vetmi moment kur kryeministri Edi Rama përmendi emrin e ish-ministrit te tij duke u përqendruar tek sqarimi qe rekomandimi per hapjen e negociatave është pakushte e duke shmangur çdo koment per dorëzimin e mandatit te deputetit nga Sajmir Tahiri.

 

Ndërkohe qe opozita zgjodhi mediat jashtë parlamentit per ta cilësuar farse e komedi ceshtjen Tahiri, pasi drejtësia tashme është kapur nga kryeministri Edi Rama i cili eshte personi përgjegjës per kanabizimin e Shqipërisë.

 

Ai nuk  kupton se bota nuk po kërkonte kokën e Saimir Tahiri, po kërkon në të katër anët dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa kryesore drejt BE.”

 

“Tashmë bërja kurban vetëm për dy orë e Sajmir Tahirit tregon akoma dhe më shumë që sistemi i drejtësisë, prokuroria shqiptare janë jo vetëm të kapura, por janë instrumente në duart e Edi Ramës.”

 

Per mazhorancen largimi i Tahirit nga parlamenti është nje vendim personal.

 

“Ky është një vendim tërësisht personal i Sajmir Tahirit, të cilin duhet ta them që e respektojmë tërësisht.”

 

Por pasardhësi i Tahirit ne detyrën e ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj, i ka kthyer përgjigje akuzave te artikuluara nga Tahiri.

 

“Nuk kam koment sot dhe nuk I heq asgjë atyre që kam thënë deri më sot”

 

Pa deklaratës publike te Sajmir Tahirit, pritet mbledhja e Këshillit te Mandateve per t’u njohur me dorëheqjen e Tahirit e per t’i hapur rruge zëvendësimit te tij nga deputeti Braho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *