E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita kërkon të shtyhet afati për kartat e identitetit dhe pasaportat

Opozita e bashkuar kërkon të shtyhet afati për  kartat e identitetit dhe pasaportat  biometrike deri më datën 30 prill të këtij viti.

Në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, kreut të KQZ, Ilirian Celibashi  dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, ata argumentojnë se  pamundësia ekonomike dhe koha për tu pajisur me një mjet identifikimi, është shumë e shkurtër.

Në letër gjithashtu nënvizohet numri i madh i qytetarëve të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike që mundëson dhe votimin në zgjedhjet e 25 prillit.

Për shkak të nevojës urgjente, opozita kërkon ndërhyrjen  me akt normativ, ku të parashikohet dhe afati i vlefshmërisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë