Subscribe

Tryeza e konferencës së kryetarëve vërtetoi mungesën e dakordësisë për çështjen e zgjedhjes së presidentit mes deputetëve të grupit parlamentar të demokratëve.

 

Enkelejd Alibeaj i kaloi në heshtje propozimet e të tijëve siç ishte ai i Grida Dumes për një kandidat nga opozita të paktën për raundin e parë të zgjedhjes së kreut të shtetit.

 

GRIDA DUMA
DEPUTETE E PD
Jepjani propozimin e parë opozitës. Të bëjë diskutimet mbi atë emër dhe pastaj në rast se juve doni të tregoni që jeni konstruktiv, vini drejt kësaj dhe shikojeni ju sesa opozita është konsensuale qe ta marrë ajo përgjegjesine për të dhënë emrin që përfaqëson identikitin pa kritere. Me kritere sot në gjysme teëprocesit, ne nuk behemi fasade.

 

Ajo që u lexua nga qëndrimet e disa prej deputetëve të Partisë Demokratike ishte skepticizimi për rrugën që duhet shkuar drejt një presidenti si rrjedhojë e konsensuesit, mazhorancë-opozitë.

 

AGRON GJEKMARKAJ
DEPUTET I PD
Në ato çfarë keni deklaruar ne menyre mediatike si mazhorance qe opozita duhet te kete rol ne kete proces, ne do te ishim te gatshem ta shihnim vetveten, te rindertonim nje strategji komunikimi me ju te vertete duke propozuar edhe emra. Por nese kete e keni thjesht gjethe fiku atehere na i kurseni dhe zgjjdheni vete.

 

FLUTURA AÇKA
DEPUTETE E PD
Une kam frike se ju e keni zgjedhur presidentin per mos me thene edhe emra te percaktuar qarte. Pse? Sepse ju nuk keni kriter te trete, keni vetem dy kritere, o bijen ose birin e nje ish komunisti qe u ka bere qoka te vazhdueshme me ju ose ndonje lepires dore. Dhe po e le ketu te lepirja e dores per mos te shkuar me tej.

 

ELISA SPIROPALI
MINISTRE PER MARREDHENIET ME PARLAMENTIN
Keni votuar pa na pyetur ish ministra te brendshem te partise tuaj, anetare te partise punes e do shikoni qe ato qe po thoni sot mund te jene edhe profili dhe identikiti i presidenteve qe keni zgjedhur vete. Ne kurre nuk e kemi bere kete zgjedhje.

 

Me të njëjtën qetësi që Enkelejd Alibeaj kaloi propozimet e paunifikuara brenda grupit të tij parlamentar, edhe mazhoranca iu përgjigj opozitës. I ftuan të ulen pa kushte në tryezë negociatash.

 

ELISA SPIROPALI
MINISTRE PER MARREDHENIET ME PARLAMENTIN
Nuk i kuptojme as deklaratat nga komiteti i çlirimit te PD-se, po as ata nga grupi parlamentar i PD qe te dyja i kerkojne PS dhe shumices ne kuvend te heq dore nga e drejta e propozimit. Ju lutem ta bejme kete pune pakushte.

 

Deri në raundin e parë për kreun e ri të shtetit, mazhoranca dhe opozita kanë pesë ditë kohë për të negociuar për një president si rrjedhojë e konsensusit. Pa pjesëmarrjen e opozitës në votim, me miratimin e socialistëve në 15 maj është afati i fundit i dorëzimit të emrave për president. Një ditë më pas, të hënën e 16 majit zhvillohet raundi i parë i votimit në parlament për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ai kërkon 84 vota, dhe nëse nuk biet dakort për një kandidat që gëzon mbështetjen e palëve në proces, ai digjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *