E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita këmbëngul tek hapja 100% e listave/ Propozon amendament

Teksa vijon mbledhja e Këshillit Politik, opozita ka propozuar amendament për hapjen 100% të listave të kandidatëve. Sipas opozitarëve, çdo ndryshim tjetër do të jetë i njëanshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjen e 5 qershorit.

Opozita ka pretenduar se neni 64 i Kushtetutës nuk ka nevojë të ndryshohet. Për PD-LSI, i vetmi ndryshim kushtetues i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.”

Reklamë

Opozita ka kërkuar që ky amendament të reflektohet në Kodin Zgjedhor dhe më pas të votohen në Parlament.

Minoritarët akuzuan Partinë Socialiste se po cenon garën elektorale mes partive politike, 6 muaj para datës së regjistrimit në zgjedhje, me ndryshimet e tjera të propozuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë