Subscribe

Nje dite nga protesta e paralajmëruar ne Prishtine, drejtuesit e opozitës ne Kosove përsëriten apelin per qytetaret qe t’i bashkohen tubimit. Ata do te kërkojnë dorëheqjen e qeverise për shkeljen e Kushtetutës me nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Per liderin e Vetëvendosjes dhe ate te Nismës, vendi nuk mund te drejtohet nga shkelësit e ligjit themeltar te shtetit. Në lidhje me këtë tubim që do të nisë të shtunën në orën 14.00 në Bibliotekën Kombëtare per te vijuar përpara selisë se qeverise, kanë reaguar dhe kryeministri Mustafa. Kreu i qeverisë beri thirrje për proteste paqësore. Ai tha se pushteti nuk mund të merret në forma të tilla të dhunshme. Ndërsa zëvendësi i tij Hashim Thaçi deklaroi se kërcënimi me protesta nga ana e opozitës do të pengonte liberalizimin e vizave.Prej disa muajsh opozita mban tubime dhe ka bllokuar dhe kuvendin me gaz lotsjellës, pasi kërkon anulimin e marrëveshjes per Bashkësinë e komunave serbe dhe ate te kufirit me Malin e Zi. Këto pakte ato i konsiderojnë te rrezikshme për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *