Subscribe

Kreu i qeverisë, Edi Rama është rikthyer ditën e sotme në Kuven për të diskutuar rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Rezoluta u fut në rend dite vetëm me 9 votat e maxhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, edhe pse opozita kërkoi më shumë kohë për debat. Gjatë kohës që kreu i qeverisë po fliste, deputetë opozitarë  i binin tavolianve duke krijuar kaos në sallë.

Edi Rama: Ne jemi të vetëdijshëm se korrupsioni në Shqipëri është një kancer i trashëguar që nga shoqëria transaksionale otomane dhe deri te kapitalizmi i shtetit gjysmak të tranzicionit. Kundërvënia jonë me vizion, reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësië  ka nisur ta zmbrapsë por ende nuk e ka mundur. Prandaj korrupsioni është një fenomen shqetësues.

Ja pse ne dhe jo dikush tjetër vijmë sot në këtë parlament me këtë nisme e cila dëshmon qartë se kjo forcë politke në qeveri ka një kënaqësi të brendshme për ndyrshimin e vendit. Ashtu siç nuk u ndal Reforma në Drejtësi as kjo nismë e re nuk ndalet. Prandaj thirrja ime është votojeni sot draftin e rezolutës dhe po nuk e gjetët forcën për ta bërë mos e bojkotoni nesër komisionin e posaçëm paralementar që do të ngrihet nesër pas miratimit të saj. Flamuri ynë, doni apo nuk doni ju flamuri ynë do të ngulet në oborrin e shteteve të Bashkimit Evropian në Bruksel./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *