Ndërkohe, Partia Demokratike kërkon që në seancën e së enjtes së ardhshme të zhvillohet edhe një interpelancë me ministrin e infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri. Në kërkesën drejtuar kreut të kuvendit Ruçi, thuhet se ministri duhet të përgjigjet mbi koncesionet e qeverisë për ndërtimet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Sipas opozitës, e cila flet për skandal, proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve, si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije të mëdha dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën dhe me qeverinë. Opozita ngre shqetësimin se praktika e ndjekur nga ekzekutivi  për dhënien e koncesionit në fjalë, është abuzive, pasi rezulton se një individ i vetëm, ka qenë përfituesi i tre inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *