Dy projektligjet e propozuara nga opozita, amendamenti Prenga dhe ai per Komisionet Hetimore, do te shqyrtohen nga Parlamenti brenda 3 javëve dhe per kete arsye, demokratet kane hequr dore nga bllokimi i seancës. Por ne këndvështrimin e opozitës kjo nuk mjafton qe parlamenti t’i rikthehet normalitetit. Opozita eshte larguar nga Parlamenti per t’u kthyer vetëm disa ore me vone kur nisi diskutimi i çështjes se mandateve te deputeteve socialiste Rakip Suli dhe Koço Kokedhima. Si rrallëherë, kryetari i kuvendit Ilir Meta ka vendosur te mos i japë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha, per te replikuar me socialistin Kokedhima. Dhe ne zbatim te vendimit te Gjykatës Kushtetuese me 106 vota pro, Parlamenti e ka çuar tek kjo gjykate çështjen e mandatit te deputetit Kokedhima. Ndersa çështja e mandatit te deputetit Suli është shtyre per seancën e ardhshme. Opozita nuk mori pjese ne asnjë votim te ligjeve por ajo qe ra ne sy ishte vota kundër e LSI per ligjin e masave te sigurisë, i cili kaloi me 61 vota pro e 14 kundër.
