E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita gati për të penguar seancën plenare/ Garda rrethon foltoren në Kuvend

Opozita  ka shkuar edhe këtë të hënë e përgatitur për të bllokuar seancën plenare në Kuvend, si pjesë e aksionit të saj deri në plotësimin e kërkesave për ngritjen e komisionit hetimor.

 

Reklamë

Nga videot e siguruar nga gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, shihet se Garda ka formuar kordonin për të penguar deputetët të uzurpojnë foltoren.

 

Pjesë e këtij aksioni për të  bllokuar punimet, janë deputetët që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha dhe Gazmend Bardhin.

 

Ndërkohë që deputetët që mbështesin Lulzim Bashën, edhe këtë të hënë nuk kanë qenë të pranishëm.

 

Kaos dhe tensione ka patur që në hyrje, pasi Garda tentoi të ndalonte hyrjen e deputetëve të opozitës, duke u thënë se ata kishin me vete tymuese dhe flakadanë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë