Ne 11 tetor ne komisionin e Venecias do te shkoje jo vetem Presidenti i republikes Meta por edhe Balla si perfaqesues i mazhorances parlamentare.

 

Por pas miratimit te raportit final,  shumica qeverisese ka nevoje per votat e opozites per te arritur kuorumin prej 94 votash qe duhen per shkarkimin e Metes nga posti i kreut te shtetit.

 

Ne emer te opozites qe eshte ne parlament, nenkryetari I komisionit hetimor Alban Zeneli thekson se  vendimi do te merret pasi te analizohen te gjitha fakte.

 

 

Por nese per fatin e Metes nuk ka nje vendim, opozita eshte e qarte se nuk do te votoje asnje reforme zgjedhore qe behet ne forme pazari mes PS dhe PD.

 

 

Ne menyre absolute ne do te votojme gjithcka qe eshte ne interest e qytetareve shqiptare, por ne nuk do te votojme asnje Pazar, asnje martese apo fejese mes dy partive politike qe e kane marre neper kembe te gjithe qytetaret shqiptare keto 30 vite.

 

 

Dhe per kete arsye propozimi i PD qe reforma te behet nga nje strukture qe le jashte opoziten ne parlament eshte i papranueshem.

 

 

Une personalisht por edhe secili nga anetaret e opozites qe jane ne parlament, propozimi qe ka sjelle pd eshte nje propozim medioker qe nuk I pershtatet ambjentit politik e as institucional.

 

 

Ndryshimi i kodit zgjedhor kerkon 84 vota qe te miratohet dhe mazhoranca ka vetem 79 vota, balance numrash kjo qe e ben te nevojshem konsensusin me opoziten parlamentare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *