Subscribe

Opozita dhe mazhoranca shkuan në këshill me dy qëllime të ndryshme; opozita për të kërkuar ekspertizën e OSBE-ODOHR për modelin e koalicioneve, ndërsa mazhoranca për të paraqitur e diskutuar draftin e plotë të ndryshimeve në kodin zgjedhor pas kushtetutës së 30 korrikut.

 

Mbledhja zgjati vetëm 50 minuta dhe opozita përsëriti kërkesën për përfshirjen e ODIHR në proces.

 

OERD BYLYKBASHI

 

ANETAR I KESHILLIT POLITIK, PD

 

Kërkesa është zyrtare, presim sot përgjigje zyrtare me shkrim nga përfaqësuesi i mazhorancës. Ne ia bëmë të qartë që japim kohën për të reflektuar, jemi këtu dhe presim që sapo zoti Gjiknuri të bjerë dakord, të vazhdojmë punë për çështjet e tjera. Por çështja për koalicionet që të ruhen ashtu siç janë sot në kodin zgjedhor me konsensus edhe me 23 korrik, ne nuk lëvizim nga ajo pa marrë një përgjigje ekspertize nga OSBE-ODIHR.

 

Por socialisti Damian Gjiknuri akuzoi opozitën se kërkon të zvarrisë procesin e reformës zgjedhore.

 

DAMIAN GJIKNURI

ANETAR I KESHILLIT POLITIK, PS

 

 

 “Sot ne sollëm një draft që kërkon inputin e të gjitha palëve. Në atë draft parashikohet koalicioni zgjedhor, vota parapëlqyese për çdo kandidat dhe mekanizma që mundësojnë ndarjen e mandateve në bazë të peshës elektorale që kanë kandidatët. Por konflikti është stisur për këtë arsye. ODIHR shprehet mbi drafte jo mbi një ide”. Nuk zvarritet ky proces përtej shtatorit. Në tetor fillon KQZ e re dhe menjëherë duhet të përgatiten aktet ligjore për zgjedhje. Le ta shfrytëzojnë këtë kohë dhe të vijnë me propozime konkrete. PD nuk do vazhdimin e kësaj tavoline, por do krizë artificiale sepse do t’i thotë shqiptarëve se këto janë ndryshime të njëanshme. Por, këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme, apo situatat e tyre politike. Ata kërkojnë ‘qiqra në hell’, se nuk mund të kërkojnë ekspertizë kur akoma nuk ka një draft konkret. PD le të bëjë komentin mbi draftin. Këshilli Politik është bërë për t’u konsultuar me opozitën, por nëse ata nuk vijnë, jam i ngarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që deri në 30 shtator do të çoj propozimet në Komisionin e Ligjeve. Nuk mund të lëmë vendin në krizë kushtetuese. Qëllimi është politik, të krijohet krizë artificiale dhe të justifikohet një qëndrim radikal nga ana e opozitës, që mesa duket do të përsërisë të njëjtat histori të humbësit”.

 

Të dy palët akuzuan njëri-tjetrin për zvarritjen e procesit dhe për bojkot të mbledhjes së këshillit politik.

 

OERD BYLYKBASHI

Ishim të gatshëm të vazhdonim mbledhjen sa kohë që përfaqësuesi i Partisë Socialiste do të reflektonte. Ai e bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, u largua. Ne jemi të gatshëm që, nëse reflektojnë, nëse PS reflekton, të rikthehemi po sot për të vazhduar mbledhjen, duke, së pari, nënshkruar një letër, kërkesë zyrtare nga këshilli për OSBE/ODIHR-in. 

 

Drafti i propozuar nga mazhoranca ka dy elemente thelbësore, së pari koalicionet do të jenë me listë unike kandidatesh e së dyti lista e kandidatëve do të hapet pjesërisht, sipas modelit danez, një model që në këtë pranverë ambasadorja amerikane Yuri Kim ua propozoi palëve në këshillin politik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *