Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kuvend, pas thirrjeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike për të qenë i pranishëm në senacën plenare.

 

Ndërsa theksoi se nuk ka asnjë detyrim kushtetues për të qenë prezent në sallë, kreu i qeverisë tregoi arsyen e mungesës së tij.

 

“Unë nuk erdha në 4 për shkak të ngarkesës së punës si rezultat i paktit që pasnesër duhet të largohem për shumë ditë dhe për këtë arsye janë shumë detyra për tu ndjekur. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishi ngritur çështjen që të jem i pranishëm gjatë fjalës së kryetarit të PD, thashë që do vij.  Ju bllokuat foltoren dhe ajo që thashë dhe më parë dhe po e përsëris, me të keq me akte që vënë përpara forcën fizike përdorimin e  trupit si pengese me ne as nuk keni fituar asnjëherë dhe as nuk do të fitoni  asnjëherë. Jam i gatshëm ta dëgjoj Bashën. I dëgjoj atyre që thashë sot dhe po iu them e gjykova të drejtë kërkesën tuaj të jem këtu sot por skam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor që të qëndroj këtu kur mendoni ju  se duhet të qëndroj dhe sa mendoni ju që duhet të qëndroj. Unë ju thashë që do jem në 5 dhe ju bllokuat foltoren, u detyrova të pres që ju ti hapni rrugë arsyes dhe ja ku më keni. Do iu krijoj kushte të favorshme psikologjike”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *