E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita e bashkuar kërkon lista 100% të hapura/ Meta vlerëson Bashën: Akt historik

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e opozitës së bashkuar për të mbështetur hapjen e listave 100 për qind, duke e konsideruar një akt historik.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit tha se ky hap është një shërbim i çmuar për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.

“Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë