Subscribe

“Unë flas këtu në emër të katunarve të Surrelit, Dajtit dhe gjithë komunave, që tani janë pjesë e Bashkisë dhe tani kanë të drejtën të jenë të përfaqësuar”.

Pas këtyre batutave, kryeministri Rama iu kthye fjalimit, për të treguar ndryshimet që ka sjellë qeveria që drejton. U ndal tek reforma të drejtësi, për te cilën tha se është domosdoshmëri dhe se opozita nuk ka alternativë tjetër veçse ta votojë atë.

“Dhe sado që ato të qeverisë së vjetër të rrotullohen dhe sado varka të marrin nga Venecia për Tiranë, do vijnë e do votojnë reformën në drejtësi, ose ato 1 milionë shuplaka dy vite më parë, do i duken përkëdhelje në zgjedhjet e ardhshme”

Balta sipas tij, nga opozita, por edhe nga brenda radhëve të Partisë Socialiste, i krijon bindjen se po bëhet ajo që duhet. E për të treguar se ndihej mirë me reformat e ndërmarra, ai iu referua një thënie të liderit shpirtëror të Indisë Mahatma Gandhit.

“Gandi thotë se në fillim të përqeshin dhe nuk na përqeshin pak kur thamë se do ndryshojmë Shqipërinë. Pastaj thotë se të përbaltin, dhe pastaj nëse ke kurajën për të shkuar përpara, nuk ka asnjë rrugë tjetër se do shohësh triumfin e reformave dhe ne kemi nisur të shohim triumfin e reformave, siç kemi bërë përballë lehaqentë”

Në fund Rama shpërndau kartat anëtarëve të rinj të Partisë Socialiste. Edhe këtu nuk munguan batutat.

Rama: Nuk ka zotëri këtu, ne jemi të gjithë o shok o shoqe.

Majko: Mos ia vë re se ka ca kohë që është bërë katunar Tirane dhe nuk ka ia ka marrë dorën ca gjërave

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *